Filarmonia e Maqedonisë në turne në Kinë

Nga 26 dhjetori deri më 8 janar të vitit 2019 orkestra e Filarmonisë së Maqedonisë  do ta realizojë turneun e shumëpritur në Kinë...

Filharmonija_na_turneja_vo___Kina


Siç tregon edhe titulli i këtij projekti grandioz muzikor „7 koncerte në 7 qytete të Kinës“, orkestra e Filarmonisë së Maqedonisë në kuadër të turneut dyjavor do të mbajë shtatë koncerte në shtatë salla impozante të koncerteve në: Hohot – në teatrin „Hohot“, Taijuan – në teatrin „Shanzhi“, Tangshan – në teatrin me të njëjtin emër, Zhengzhu – në ndërtesën fascinonte me të njëjtin emër, si dhe në teatrot e qyteteve Hengshui, Hefei dhe Donguan.

Turneun në Kinë do ta udhëheqë maestro Jeruham Sharovski nga Izraeli, i cili disa vite është mysafir i shpeshtë, dirigjent me Filarmoninë e Maqedonisë. Si solist do të interpretojë pianisti kinez Haju Zhang, i cili do ta interpretojë Koncertin për piano dhe orkestër nr. 1 nga Çajkovski, dhe virtuozët në klarinetë, vëllezërit Daniel dhe Aleksandar Gurfinkel, të njohur si „Dueti Gurfinkel“, që ishin solistë edhe në koncertin gala të Vitit të Ri, të Filarmonisë së Maqedonisë „Saktë në mesnatë“. Në programet e koncerteve në Kinë janë edhe veprat e Gershvinit, Bizesë, Glinkas Shtrausit .....

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia