Ekspozitë taktile në Entin dhe Muzeun e Manastirit

Në sallën e Entit për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Muzeu i Manastirit sot (27 dhjetor) në ora 13 do të hapet ekspozita taktile me motive nga koleksioni i këtij institucioni...

taktilna_izlozba_vo_Muzej___Bitola

Ekspozita, që mbështetet nga Ministria e Kulturës, u dedikohet njerëzve të verbër dhe njerëzve me shikim të dobët, me një qëllim të vetëm – qasje të tyre në skenën e përhershme të muzeut. Janë punuar rreth njëzet fotografi taktile në letër speciale kapsulore, të shtypura në fuzer, shoqëruar me tekste të adaptuara dhe sqarime me alfabetin e Braille.

Në kuadër të këtij projekti janë konsultuar më shumë ekspertë nga Republika e Maqedonisë dhe nga Ballkani (defektologë, tiflologë, dizajnerë, kuratorë...), ndërsa janë bërë konsultime edhe me njerëzit e verbër nga Manastiri, nëpërmjet punëtorive, vizitave të organizuara dhe takimeve.

Nga Muzeu i Manastirit paralajmërojnë se në periudhën e ardhshme objektet do të prezantohen në 3D, me audio – video mbështetje dhe sqarim me gjuhë shenjash, me mbështetje nga Rrjeti Ballkanik i Muzeve.

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia