IN MEMORIAM: Ndërroi jetë Lupka Xhundeva

Ndërroi jetë aktorja e teatrit, filmit dhe televizionit dhe doajene e kulturës maqedonase, Lupka Arsova Xhundeva (1934-2018). Xhundeva i takonte brezit të dytë të aktorëve të ish Shkollës së Lartë të Teatrit dhe ishte pjesë e krijimit të historisë më të re të artit dramatik në Maqedoni...

djundeva


Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, në telegramin dërguar familjes së të ndjerës ka theksuar se si paraqitje e vetme në kulturën maqedonase – karriera impozante e së cilës zgjati me dekada, Lupka Xhundeva tërë angazhimin e saj profesional dhe personal ia kushtoi promovimit dhe afirmimit të Teatrit Popullor të Maqedonisë.

“Ajo ishte artiste me sens specifik, aktore me energji kreative e cila gjithmonë, me kënaqësi, veçohej në skenë, por edhe nga kolegët e saj. Ajo la një numër të madh të interpretimeve që janë shembull për profesionalitetin dhe përkushtimin në profesion”, thuhet në telegramin drejtuar familjes së Xhundevës nga ministri Ademi.

Lupka Xhundeva në Teatrin Popullor të Maqedonisë ka punoi gjatë tërë jetës së saj profesionale, në periudhën vjetore 1951-1990, kur u pensionua. Roli i saj i fundit në TPM ishte në vitin 2015, në rolin e Marinës në shfaqjen “Daja Vanja” nga Çehovi, me regji të Zoja Buzallkovskës. Është fituese e Çmimit të Qytetit të Shkupit “13 Nëntori”, e çmimit për realizim artistik nga Radio-Televizioni Jugosllav, “Kurora e Artë”, “Kurora e argjendtë”.... Ka realizuar një numër të madh të vizitave profesionale në Ish-Jugosllavi, Itali, Sllovaki, Rusi, Bullgari dhe shtete tjera.

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia