Ndërroi jetë regjisori Lubisha Georgievski

Sot ndërroi jetë një nga doajenët e kulturës maqedonase, regjisori i teatrit dhe filmit, skenaristi, dramaturgu dhe eseisti, profesori i rregullt për regjinë e teatrit dhe aktrimit në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup, Lubisha Georgievski...

Ljubisa_slika

Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Georgievskit dërgoi edhe Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, i cili theksoi se prof. Lubisha Georgievski, me aktivitetin e tij prej dekadash në sferën e kulturës, la vepra të rëndësishme që janë pjesë përbërëse e historisë teatrore, filmike dhe në përgjithësi historisë shoqërore të Republikës së Maqedonisë.

Me portofolin e tij të pasur artistik, Lubisha Georgievski e pasuroi kulturën maqedonase me më shumë se 150 shfaqe teatrale, njëzet e ca realizime filmike, një numër të madh esesh, kolumna dhe tekste teatrale, ndërsa ishte dhe mbeti profesor i respektuar i Fakultetit të Arteve Dramatike në Shkup.

Ishte fitues i të gjitha çmimeve më të rëndësishme profesionale, teatrore maqedonase dhe rajonale. Ka fituar më shumë se njëzet çmime në kuadër të Ish-Jugosllavisë, ndërsa disa nga më të vlefshmet janë: “Sterina”, “Kurorën e Artë” të МЕСС etj., i ka fituar më shumë herë. Ai ishte i pjesëmarrës direkt në krijimin e shtetit të bashkëkohor të Maqedonisë, si kryetar i Kuvendit të RM - së.

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia