Galeria Nacionale e Maqedonisë shënoi 70-vjetorin e ekzistimit

Galeria Nacionale e Maqedonisë mbrëmë në Hamamin e Daut pashës në mënyrë solemne dhe me hapjen e ekspozitës “Fillimet e kujtesës” 1948-1956 nga arkivi i institucionit e shënoi Jubileun “Shtatëdhjetë vjetori i Galerisë Nacionalë të Maqedonisë”...

nacionalna_06.12.2018

Në këtë ceremoni fjalim ka mbajtur kryeministri i Qeverisë, Zoran Zaev, kryetari i ASHAM-it, akademik Taki Fiti dhe drejtoresha e GNM-së, Dita Starova Qerimi.

Nacionalna_06.12

Në fjalimin e saj emotiv, Starova-Qerimi theksoi se Galeria Nacionale e Maqedonisë është një tempull universal i krijimtarisë së pasur, që ka lënë një dëshmi të përhershme të arteve në këto hapësira dhe më gjerë, duke filluar nga shekulli i 12-të deri në shekullin 21, nga koha mesjetare përmes gjeneratës themeluese të pikturës moderne të Maqedonisë deri në rrjedhat më bashkëkohore në të gjitha disiplinat e artit.

Në këtë ekspozitë janë prezantuar 150 fletë dokumentesh origjinale arkivore të periudhës prej vitit 1948-1956 që dëshmojnë për rrëfimin e suksesshëm që ndërlidhet me formimin e Galerisë, koleksionin e Galerisë dhe mënyrën e menaxhimit.

Në këtë ceremoni, mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin e mirë me këtë institucion u janë ndarë Kryeministrit Zaev, akademikut Fiti, ambasadorëve dhe gazetarëve.

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia