Përfundoi programi “Maqedonia lexon” në Panairin e 24-të të Librit në Pullë

Me prezantimin e sotëm të portretit të shkrimtares Lidija Dimkovska dhe performansën e mbrëmshme poetike-muzikore të poetit Nikolla Maxhirov dhe të muzikantit të njohur nga Istra Dario Marushiq (me moderimin e shkrimtarit Vlladimir Jankovski) në Pullë të Republikës së Kroacisë do të përmbyllet prezantimi i Maqedonisë dhe krijimtarisë bashkëkohore të Maqedonisë në edicionin e 24-të të manifestimit me renome “Panairi i Librit”...

saem_pula

Programi Rajonal “Maqedonia lexon” i cili është dedikuar krijimtarisë së dramaturgut të njohur maqedonas Goran Stefanovski, filloi me promovimin e librit “Odiseja dhe drama tjera”  - vepra e tij e parë e përkthyer në gjuhën kroate. Për madhësinë e krijimtarisë së tij, para publikut të shumtë folën shkrimtari  Emir Imamoviq-Pirke, aktorja e famshme serbe Mirjana Karanoviq, regjisori boshnjak Dino Mustafiq, profesor Borisllav Pavllovski, përkthyes i dramave të Stefanovskit dhe Robert Alagjozovski, shkrimtar dhe koordinator nacional për kulturë në Kabinetin e Kryetarit të Qeverisë së RM-së. Gjatë promovimit u transmetua edhe filmi i shkurtër “Name of the Game”, ndërsa aktorja Karanoviq lexoi fragmente nga shfaqjet teatrale “Mishi i egër” dhe “Odiseja”.

nokola.madzirov

Profesoresha Elizabeta Sheleva, poetesha e njohur kroate Dorta Jagiq, Mateja Demshiq nga Departamenti për kulturë pranë Qytetit të Lubjanës dhe profesoresha e njohur, aktivistja dhe feministja Rumena Buzharovska, morën pjesën në programin “Pop lektyra” në kuadër të të cilit para publikut u prezantuan autorët bashkëkohorë të gjeneratës së re.

Në Tryezën e rrumbullakët me temë “Maqedonia: Liri” e moderuar nga shkrimtari Emir Imamoviq-Pirke, për gjendjen aktuale në shoqërinë e Maqedonisë dhe për letërsinë bashkëkohore të Maqedonisë para publikut të shumtë diskutuan Elizabeta Sheleva, poeti dhe eseisti Lulzim Haziri dhe Rumena Buzharovska.

Panairi i Librit në Pullë do të qëndrojë i hapur deri më 9 dhjetor.

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia