„Busulla“ nga Enar, fitues i Çmimit “Gonkur”, u botua në maqedonisht

Romani „Busulla“ nga shkrimtari francez Matijas Enar, që e fitoi çmimin „Gonkur“ në vitin 2015, doli nga shtypi këto ditë në botim të „Antolog“ nga Shkupi...

busola_1


Përkthimi në maqedonisht është i Vllado Eftimovit. Për librin thuhet se është erudicion emocionues dhe bindës, me referenca mahnitëse të kompozitorëve të shekullit 19 dhe orientalistëve ezoterikë. – I jashtëzakonshëm, i fuqishëm, roman muzikor, plot me humor të hidhur e të ëmbël. Kërkim i të tjetrës, ura mes Lindjes dhe Perëndimit, dje dhe nesër.

Matijas Enar (1972) është autor francez. Kryesisht shkruan romane me tematikë arabe. Ka studiuar gjuhën arabe dhe persiane. Një kohë të gjatë ka jetuar dhe ka studiuar Lindjen e Afërt. Në fillim të mijëvjeçarit të ri është shpërngulur në Barcelonë, ku i shkruan të gjitha veprat. Është fitues i shumë çmimeve letrare, ndërsa romani i tij „Busulla“ është shitur në më shumë se 300.000 ekzemplarë. Libri është botuar me mbështetje të Ministrisë së Kulturës.

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia