Në Beograd u hap ekspozita e ikonave terrakote nga Vinica

Mbrëmë në Beograd, në Skadarli në Galerinë e Shtëpisë së Gjura Jakshiq, u hap ekspozita e ikonave terrakote të krishterëve të hershëm nga Kalaja e Vinicës së Muzeut “Terokota” nga Vinica...

terakoti_1


Në këtë ekspozitë janë prezantuar 12 kopje të relieveve unikate nga qeramika të shekullit 5 dhe 6 dhe tetë banerë, ku janë prezantuar 14 motive të ikonave, që dëshmojnë për një njohuri të thellë të mësimit të hershëm të krishterimit në Maqedoni.

Ekspozita e ikonave terrakote të Vinicës në Beograd është hapur në kuadër të manifestimit “Ditët e kulturës maqedonase në Beograd” me rastin e shënimit të jubileut 10-vjeçar nga formimi i Shoqatës së Maqedonasve në Beograd “Makedonium”.

Ekspozita e ikonave terrakote të Kalasë së Vinicës në Beograd do të zgjasë deri më 6 dhjetor, kurse hapjen e të njëjtës e ka përkrahur Ministria e Kulturës e Serbisë dhe Ministria e Kulturës e Maqedonisë.


kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia