Sllavço Makimovski me ekspozitë në Vele

Më 15 nëntor (e enjte) në orën 19, në Sallonin e artit figurativ në Veles do të hapet ekspozita e fotografive të artistit Sllavço Maksimovski, e titulluar “Psikologjia e vajzës së bardhë”...

izlozba_veles

Maksimovski, pas përfundimit të Shkollës së Mesme të Artit në Shkup, ka diplomuar në Fakultetin e Arteve dhe Shkencave Humane në Universitetin e Tetovës, drejtimin e grafikës, në klasën e prof. Nafi Jashari. Ka kryer magjistraturën në Fakultetin e Artit Figurativ në Shkup, dega e fotografisë, te klasa e prof. Jovan Shumkovski.

Ai ka realizuar disa ekspozita të pavarura në vend dhe jashtë vendit dhe është fitues i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve. Ka punuar skenografi, afishe për shfaqje teatrore, është autor i 2 filmave të shkurtër, edukator i punëtorive artistike dhe ngjashëm.

Në këtë ekspozitë, në Veles, do të paraqitet me 20 fotografi.

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia