Koncert me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nikolla Badevit

Më 15 nëntor (e enjte) në Operën dhe Baletin e Maqedonisë, në ora 20 do të mbahet koncert për nder të 100 vjetorit të lindjes së doajenit të këngës popullore maqedonase, Nikolla Badev dhe 70 vite në eter ...

badev

Në koncert do të interpretojnë: Goce Conevski, Krume Spasovski, Vanço Tarabunov, Dushko Georgievski, Zuica Llazovska, Naum Petrevski, Violeta Tomovska, Aleksandar Tarabunov, Suzana Spasovska, Bllagoja Grujovski, Dobrilla Ivanovska Çabriq, Bubo Karov, Trio „Grande“, Elena Andonovska dhe Mishko Krstevski.

Orkestra e IN Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Maqedonisë „Tanec“ do të paraqitet nën drejtimin e Millan Zavkovit, ndërsa Orkestra burimore e „Tanec“ nën drejtimin e Bajsa Arifovskës.

Nikola Badev paraqitjen e parë e ka pasur në Radio Shkup në vitin 1948 dhe paraqet fillimin e një karriere të ndritshme e një artisti të estradës dhe një nga legjendat e interpretuesve dhe afirmuesve të këngës maqedonase.

Nikolla Badev ishte dhe do të ngelë dukuri e jashtëzakonshme te ne, interpretues, i cili e ngriti  lartë dhe e afirmoi këngën popullore maqedonase, ku me interpretimin e tij la gjurmë të pashlyeshme në krijimtarinë e këngës në Maqedoni.

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia