Edicioni i 37-të i “Xhaz – Festivalit të Shkupit”

Me performansën e pianistit britanik të xhazit, Aleksandër Hokins, sonte në orën 20, në Operën dhe Baletin e Maqedonisë do të fillojë edicioni i 37-të i Festivalit të Xhazit të Shkupit ...

DZez_festival_2018

Në kuadër të mbrëmjes së parë të festivalit, nga ora 22 do të performojë edhe saksofonisti i njohur amerikan Dejvid Marej me kuartetin e tij, i cili së bashku me reperin dhe poetin Sol Vilijams do të paraqesë projektin “Blues for Memo”. Me këtë koncert, Marej do të fillojë turneun e tij evropian.

Në programin e Festivalit deri ditën e diel, 21 tetor, në OBM prej orës 20 do të zhvillohen katër koncerte, ndërsa tri koncerte mesnate do të mbahen në sallën e vallëzimit të Qendrës Kulturore për të Rinj.