Në Çifte Hamam ekspozitë nga koleksioni i Galerisë nacionale të Maqedonisë

Në objektin Çifte Hamam sonte  (17 tetor) në orën 19 do të hapet ekspozita me titull “Vepra të autorëve sllovenë, kroatë, serbë, malazezas dhe boshnjako-hercegovinas”, nga koleksioni i Galerisë Nacionale të Maqedonisë ... 

pokana_1

Në ekspozitë do të prezantohen rreth 110 vepra artistike (piktura dhe skulptura) nga koleksioni i Galerisë Nacionale të Maqedonisë, me rastin e shënimit të jubileut të 70 të GNM. Veprat e ekspozuara i takojnë të ashtuquajturës “Koleksioni jugosllav”, historia e të cilit lidhet ngushtë me historinë e Galerisë Nacionale të Maqedonisë.

Formimi i koleksionit daton që në vitet e para të themelimit të Galerisë, ndërsa periudha e krijimit të veprave lëviz nga fillimi i shekullit të XIX e deri në mesin e shekullit të XX.

Në këtë ekspozitë do të prezantohen emrat më të njohur të piktorëve dhe skulptorëve nga ish republikat jogosllovene, krijimtaria e të cilëve mishëron rrugën e zhvillimit nga klasicizmi e deri në krijimet e shprehjeve bashkëkohore figurative. Kuratorë të ekspozitës janë Tatjana Bundalevska dhe Sllavica Aleksoska, ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 18 nëntor të këtij viti.