Me ndarjen e çmimeve përfundoi Festivali i Filmit “ODA” në Tetovë

Me ndarjen e çmimeve, të shtunën përfundoi edicioni i 7-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit – ODA (TIFF ODA) që u mbajt prej 1 deri 6 tetor në Tetovë ...

Nagrada

Filmi boshnjak “Bretkosa”, ko-produksion me Maqedoninë, Serbinë dhe Kroacinë e fitoi Çmimin special nga Juria ndërkombëtare. Film më i mirë në programin SineBalkan është filmi bullgar “Drejtime”, ku Maqedonia paraqitet si producent i pakicës.

Për regji më të mirë është zgjedhur aktori dhe regjisori Visar Vishka për filmin dokumentar maqedonas “Doda: Jeta dhe aventurat e Franc Baron Nopcsa”.

Filmi maqedonas “Përbërësi i fshehtë” është shpërblyer për skenarin në SineBallkan.

TIFF ODA kategorive të filmit studentor, të animuar, dokumentar dhe për film më të mirë të shkurtër u ndau çmime autorëve nga Rumania, Sllovakia, Finlanda dhe Franca.

Festivali u mbajt në Teqen Arabati Baba, në Akademinë e Arteve të Universitetit të Tetovës dhe në Qendrën e Kulturës në Tetovë.

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia