Ekspozitë e Bedi Ibrahim në Demir Hisar

Në Shtëpinë e Kulturës në Demir Hisar, sot (4 tetor) në orën 20 do të hapet ekspozita personale e artistit Bedi Ibrahim...

izlozba_na_Bedi_Ibahim_vo_Demir___Hisar

Në këtë ekspozitë do të prezantohen 29 fotografi të punuara me teknikë të kombinuar. Ekspozita, që realizohet në kuadër të manifestimeve “Demir Hisari – Qytet i kulturës 2018” dhe “Viti Evropian i trashëgimisë kulturore” do të jep e hapur për publikun deri më 11 tetor.

Bedi Ibrahim ka diplomuar në vitin 1985 në Fakultetin e Artit Figurativ në Shkup, në degën e skulpturës, në klasën e prof. Petar Haxhi Boshkov. Prej vitit 2002 është i punësuar në Fakultetin e Artit Figurativ në Shkup, në degën e skulpturës si docent i lëndëve skulpturë, teknikat e skulpturës dhe vizatim.