SEKRETARI AZIRI PRITI NË TAKIM PROFESORIN E ARTIT MIFTAR MEMETIN

Sot (13.09), sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës z. Valmir Aziri priti në takim profesorin universitar të artit nga Tetova, z. Miftar Memeti të shoqëruar nga disa piktorë të tjerë.

550VJETORI

Në takim sekretari Aziri përgëzoi profesorin Memeti i cili së bashku me 30 piktorë tjerë do të realizojë portretin gjigand të heroit kombëtar shqiptarë Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Ky portret do të ekspozohet me rastin e shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së Skenderbeut, i cili manifestim do ta ketë mbështetjen nga ana e Ministrisë së Kulturës e Republikës së Maqedonisë.

Sekretari Aziri uroi profesorin e nderuar si dhe gjithë ata piktorë profesional të cilët do të kyqen në realizimin e këtij projekti madhështor për dhënien e kontributit të tyre mbi hedhjen në vepër të një ideje të tillë.

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia