Vazhdon “Vera Kulturore e Kriva Pallankës 2018”

„Art &Music-Arti dhe Muzika” titullohet ngjarja kulturore e cila këtë fundjavë, duke filluar prej orës 20, do të realizohet në institucionin lokal “Muzeu i Qytetit” nga Kriva Pallanka ...

Kriva_Palanka

Në këtë ngjarje, e cila është në kuadër të programit të pasur dhe të larmishëm të manifestimit kulturor  “Vera Kulturore e Kriva Pallankës 2018” artdashësit do të mund të ndjekin ekspozitën e veprave të piktores së re akademike nga Manastiri, Sandra Kotevska. Në këtë ekspozitë do të prezantohen 50 vepra të Kotevskës, në formate të ndryshme të punuara në teknikën e vajit mbi pëlhurë.

Njëherësh, adhuruesit e rok muzikës do të kenë mundësi të ndjekin edhe koncertin e rok bendit “Iguana” nga Koçani.

“Vera Kulturore e Kriva Pallankës 2018” e organizon Komuna e Kriva Pallankës, institucioni lokal “Muzeu i Qytetit” dhe Institucioni nacional “Qendra e Kultuës” nga Kriva Pallanka, me përkrahje financiare të Ministrisë së Kulturës.

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia