“Aventurë artistike e animuar” - punëtori për fëmijët në Kumanovë

Në Qendrën e Kulturës “Trajko Prokopiev” në Kumanovë sot nga ora 11 deri në orën 14 do të realizohet punëtoria vizatimore kreative e titulluar “Aventurë artistike e animuar”, ku do të marrin pjesë fëmijët nga mosha gjashtëvjeçare deri në moshën dymbëdhjetëvjeçare ...

Detska_likovna_rabotilnica_Kumanovo

Nën kujdesin e artistëve akademikë të vizatimit, në foajenë e Qendrës së Kulturës, fëmijët duke vizatuar personazhet e tyre të preferuar nga filmat e animuar do të fitojnë njohuri themelore për të punuar vizatime.

Për të inkurajuar frymën krijuese të fëmijëve, Qendra e Kulturës ka siguruar brusha dhe materiale të tjera të nevojshme për punë, kurse pjesëmarrësve të kësaj punëtorie do t’u ndahen edhe mirënjohje.

Vizatimet e punuara do të vendosen në hapësirën ekspozuese të Qendrës së Kulturës në Kumanovë.

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia