Oratoriumi “Psalmet e Radomirit“ sonte në Verën e Ohrit

Në kuadër të festivalit “Vera e Ohrit” sonte në orën 21 në oborrin e kishës së katedrales “Shën Sofia” në Ohër do të mbahet oratoriumi “Psalmet e Radomirit” op.47 nga Dimitrije Buzharovski ...  

Ohridsko_leto

Oratoriumi është punuar mbi tekstin e xhakonit Radomir nga gjysma e dytë e shekullit të XIII dhe konsiderohet si një prej dorëshkrimeve të fundit në sllovenishten e vjetër, të shkruara në traditën e vjetër kiliko-metodike, që rrjedhin nga Maqedonia.

Oratoriumi “Psalmet e Radomirit”  është pjesa e vetme maqedonase që është nominuar për çmimin më prestigjioz botëror për kompozimin „Grawemeyer Award“  në vitin 2003 nga Universiteti amerikan teknik i Luizianës.

Psalmet do të interpretohen nga kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Maqedonas, të drejtuara nga dirigjentja Bisera Çadllovska. Si solistë do të interpretojnë sopranot: Sllavica Petrovska  –Galiq, Vesna Gjinovska – Illkova, tenori Bllagoj Nacoski dhe basi Vladimir Sazdovski. Në koncert merr pjesë edhe kori i fëmijëve “Pikolo”.
kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia