Koncert dhe shfaqje në "Verën e Ohrit"

Në kishën “Shën Sofia” sonte do të jepet koncerti i Orkestrës shtetërore kamertale “Akademia e solistëve” nga Kazakistani, nën dirigjimin e Gudjon Emilson nga Islanda ...

Koncert

Në kaudër të koncertit do të interpretojnë si solistë dueti Marko Skiavo dhe Serxho Markexhani nga Italia në piano dhe Ajman Musakjajeva nga Kazakistani në violinë. Në program do të interpreton pjesë nga Eduard Grin, Leopold Kozheluç, kamij Sen-Sans, Pablo de Saraste, Zhil Masne dhe Franc Vaksman.  

Orkestra shtetërore kamertale “Akademia e solistëve” nga Kazakistani është ansambël kryesor dhe një prej afirmatorëve dhe promotorëve më të rëndësishëm të muzikës kazakastiane dhe traditës në botë. 

Në skenën e Sarajit të poshtëm, sonte në orën 21 do të shfaqet pjesa teatrale “Vajza me telat”, me regji të Marjan Neqak. 

Oh__Leto_-_Pretstava

Bëhet fjalë për një operë dramatike bashkëkohore për një violiniste që ushton nëpër Evropë dhe përmes këtij udhëtimi rrëfehet historia e jetës së saj. Në shfaqje interpretojnë: Barbara Cepar, Urosh Furst dhe Branko Shturbej. Shfaqja është projekt në kooproduksion me Drama SNG  Ljubjanë, Slloveni dhe Teatri Muzikor Lëvizës – Manastir.
kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia