Gjithçka është gati për fillimin e Edicionit të 58-të të Festivalit “Vera e Ohrit”

Nderi për të hapur edicionin e Festivalit kë vit i përket divës rumune të operës, Elena Moshuc, e cila të enjten më 12 korrik do të performojë në Teatrin Antik së bashku me tenorin Kalin Bratesku dhe orkestrën simfonike të Filarmonisë së Maqedonisë, nën dirigjimin e maestro Nikolae Moldovanu ...

Ohridsko_leto

Kritikët, sopranon Moshuc e radhitin midis pesë sopranove më të mira të ditëve të sotme, me reputacionin e njërës prej sopranove më të veçuara dhe ekspresive të brezit të saj.

Gjatë 40-të ditëve të Festivalit para publikut në Ohër do të prezantohen më shumë se 800 artistë nga 27 vende nga Evropa dhe e gjithë bota, emra të njohur nga elita e muzikës botërore dhe krijimeve të arrira teatrore.

Si përjetime të veçanta paralajmërohen koncertet e pianistit Nikolaj Luganski, Aleksandar Knjazev, violinistit Sergej Krilov, pianistit Aleksandar Maxhar, virtuozit të harmonikës Antonio Serano, kapela-sekstetit “Vindzor kasl”, si dhe disa koncerte që do të realizohen në bashkëpunim me ambasadat në Maqedoni.

Me ambasadën polake do të zhvillohet një koncert i ansamblit barok “Vroclav”; Instituti francez do të sjellë pianistin e njohur botëror Mishel  Burdonkle dhe djalin e tij Nikolas, si dhe koncerti i sopranos Eugenija Boiks dhe pianisten Ana Ferer, që do të paraqiten në bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës në Shkup. Në program është edhe Mbrëmja ukrainase me Orkestrën ukrainase, pastaj paraqitja e orkestrës kineze bambus, orkestra japoneze-turke “Sora duo”, pianisti kanadez Eugen Skorovodnikov.

Nga koncertet e dedikuar për publikun më të gjerë, veçohet performanca e orkestrës së Kazakistanit “Akademy of the solist”. Në “Verën e Ohrit” do të performojnë edhe një numër i madh i artistëve të vendit nga Filarmonia e Maqedonisë, Nga Opera dhe Baleti i Maqedonisë, Rinia Muzikore e Maqedonisë, recitale të posaçme nga artistë të vendit...  

Nga Drejtoria e Festivalit informojnë se tërësisht janë rrumbullakuar aktivitetet rreth rregullimit të skenave që do të zhvillohen ngjarjet e festivalit “Vera e Ohrit”, çdo vit prej 12-20 gusht. 

Drejtoria e Festivalit në bashkëpunim me Komunën e Ohrit dhe ndërmarrjet publike komunale do të riparojë hapësirën para kishës “Shën Sofia”, duke i zëvendësuar elementet dhe ulëset prej druri.   

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia