Është ngritur procedure për ndryshime në ligjin për punojës në sektorin publik

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur më 12.06.2018 solli pëfundim me të cilin e ngarkoi Ministrinë e Kulturës që, në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratë, deri në fund të vitit 2018 të dorëzojnë propozime për rregullimin e të drejtave të punës në fushën e kulturës ...

Siç dihet, në vitin 2014 u bënë ndryshime në Ligjin për kulturën, që e bëri harmonizimin e tij me Ligjin për punonjësit e sektorit publik, në pjesën e dispozitave që rregullojnë të drejtat e marrëdhënies së punës. Por, këto ndryshime kanë shkaktuar një seri reagimesh negative midis punonjësve në kulturë, veçanërisht në pjesën e emërtimit të punonjësve, të cilët kryejnë punë arti dhe punë profesionale në fushën e kulturës si ofrues të shërbimeve publike në fushën e kulturës. Vërejtjet i referohen katalogut të vendeve të punës, që nuk pasqyrojnë specifikat e vendeve të punës në fushën e kulturës, procedurat për vendosjen e marrëdhënies së punës, avancimin dhe përgjegjësinë disiplinore.

Në drejtim të azhurnimit të këtyre kushteve, në periudhën e ardhshme, dy ministritë do të punojnë në gjetjen e zgjidhjeve të duhura ligjore, që do të jenë në funksion të promovimit të të drejtave nga punësimi i të punësuarve në fushën e kulturës.

Statusi i të punësuarve në institucionet kulturore dhe valorizimi i duhur i punës së tyre në të ardhmen do të jetë një përparësi e rëndësishme e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë se Kulturës, por edhe një kontribut serioz në reformat në fushën e kulturës.

kultura_logo_2

oglas

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia