U mbajt edicioni i 19-të Festivalit muzikor për fëmijë i këngëve shqipe “Ylberi”

Mbrëmë në Teatrin Popullor të Maqedonisë, në Shkup, u mbajt festivali muzikor për fëmijë “Ylberi”. Në hapjen e këtij edicioni, të 19-të me radhë, të festivalit më të vjetër muzikor të këngëve shqipe për fëmijë, mysafirët dhe pjesëmarrësit i përshëndeti ministri i Kulturës, Asaf Ademi...

10.11.2018_01_nova


“Ylberi” është festival që përkrahet nga Ministria e Kulturës dhe është projekti më i madh në Maqedoni i këngëve për fëmijë në gjuhën shqipe. Ky festival është me karakter edukativo-arsimor, por edhe argëtues. Këngët e këtij festivali kontribuojnë në ndërtimin e kulturës muzikor te më të vegjlit. Festivali ka karakter garues, në dy kategori, edhe atë: për fëmijë prej moshës 4-9 vjeç dhe prej 10-14 vjeç.

02_nova

Në Festivalin “Ylberi” marrin pjesë mbi 200 fëmijë, solistë, grupe baleti, koreografë dhe korr të fëmijëve, ndërsa secilin vit prodhon këngë të reja që pasurojnë përmbajtjet arsimore dhe argëtuese te më të vegjlit.

03_nova

Organizimi i këtij festivali është i Shtëpisë Muzikore “Prima”.

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia