Takim i ministrit Ademi me delegacionin nga Italia

Ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë, Asaf Ademi, sot në Zyrat e Ministrisë u takua me delegacionin e Ministrisë së Kulturës dhe Aktiviteteve Kulturore të Italisë, i udhëhequr nga zëvendësministrja Luçia Borgonxoni...

min-1

Ademi dhe Borgonzioni nënvizuan se ekziston bashkëpunim tradicionalisht i shkëlqyeshëm mes të dyja vendeve në të gjitha veprimtaritë e kulturës, që konfirmohet edhe nga Programi i nënshkruar i katërt i bashkëpunimit për periudhën 2016 - 2019.

Bashkëbiseduesit gjatë takimit iu referuan bashkëpunimit të deritanishëm, por edhe aktiviteteve të ardhshme që do të thellonin lidhjet kulturore mes dy vendeve. Gjatë takimit u vlerësua se bashkëpunimi kulturor deri më tani ka rezultuar me shkëmbimin e shumë projekteve dhe vizitave të artistëve nga Maqedonia dhe atyre italianë, në manifestimet në të dyja vendet. Ministri i Kulturës Ademi ka shprehur kënaqësinë e tij edhe për bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën e veprimtarisë audiovizuele, në kuadër të së cilës është Marrëveshja e nënshkruar për zhvillimin e projekteve të ko-produksionit. Në të njëjtën kohë, u theksua edhe rëndësia e realizimit të Festivalit të Filmit për Fëmijë dhe Rinisë “Giffoni”, që ka rëndësi të madhe për ngritjen e vetëdijes te të rinjtë për artin filmik.

DSC_1087

Në këtë takim, që u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht të ngrohtë mori pjesë edhe ambasadori i Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë Karlo Romeo, u konkludua se bashkëpunimi i mirë në kulturën, që e kultivojnë të dyja vendet, do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia