Ministri i Kulturës, Ademi mori pjesë në manifestimin "Mbrëmja e poezisë turke"

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, mori pjesë në manifestimin ndërkombëtar "Mbrëmja e poezisë turke Jahja Kemal Bejatli" që, nën  organizimin e Lidhjes së Organizatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATUSITEB) u mbajt në Suli Han, në Çarshinë e vjetër të Shkupit ...

Minister_foto_1-002

Në këtë ngjarje, qëllimi i së cilës ishte promovimi i poezisë nga autorë të njohur turk, u prezantuan vepra letrare poetike të një numri të madh të autorëve të cilët kanë lënë gjurmë në promovimin e letërsisë turke në vendet nga vijnë, por edhe në botën ndërkombëtare.

minister_foto_3-001

Në këtë manifestim u prezantuan poetë nga tetë shtete, edhe atë nga: Turqia, Azerbejxhani, Molldavia, Iraku, Greqia, Bullgaria, Kosova dhe Maqedonia. Në hapjen e manifestimit fjalim mbajti edhe D. Mehmet Dogan, kryetar nderi i Lidhjes së Shkrimtarëve të Turqisë, i cili ka trajtuar temën "Si duhet të lexohet identiteti i Jahja Kemal Bejatli te turqit e Ballkanit". 
Ky manifestim realizohet me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës dhe është në kuadër të aktiviteteve për bashkëpunim midis Ministrisë dhe MATUSITEB.

minister_foto_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia