Ministri i Kulturës ka mbajtur konferencën e tij të parë për shtyp

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot ka mbajtur konferencën e tij të parë për shtyp në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ku ka informuar për aktivitetet e ardhshme që do t’i realizojë Ministria, si dhe për të gjitha aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2018.

minister-press-2

“Gjatë muajit të kaluar kemi zhvilluar shumë takime pune me përfaqësuesit e korit diplomatik, me të cilët kemi biseduar për projektet e ardhshme që do t’i realizojmë së bashku në periudhën në vijim. Në pjesën e investimeve, sipas dinamikës së caktuar, realizohen më shumë riparime, rikonstruksione dhe adaptime të shumë objekteve ekzistuese të institucioneve kombëtare në të gjithë Maqedoninë. Mjetet buxhetore për realizimin e punëve për investime kapitale për vitin 2018 janë 927,060,188.00 denarë. Deri më tani, norma e realizimit është 32%, dhe deri në fund të vitit buxhetor presim që ajo të arrijë 80-90% të projekteve kapitale të parashikuara”, theksoi ministri Ademi.

Në fjalimin e tij, ministri Ademi theksoi: “Situata lidhur me realizimin e 5 projekteve për botimin e librave, prej të cilave për 4 projekte në periudhën e kaluar është dorëzuar dokumentacioni i duhur për 83 libra, por që nga marsi/prilli i vitit 2017 nga Ministria e Kulturës nuk është pranuar asnjë libër. Arsyeja për mosdorëzimin e librave është se Ministria zotëron 770.000 kopje të titujve të shtypur nga projektet kapitale botuese,  të filluara nga Qeveria e mëparshme. Aktualisht, një pjesë e kopjeve të shtypura janë të vendosura në bodrumet e Ministrisë, por edhe në bodrumet dhe objektet tjera ndihmëse të 5 institucioneve kulturore kombëtare. Për të zgjidhur këtë situatë, hapi i parë është shpërndarja më e shpejtë e kopjeve të shtypura. Në këtë drejtim, së shpejti do të parashtrohet informacion deri në Qeveri me projekt-zgjidhje të reja për këto probleme, ku do të propozohet ndryshimi i vendimit të listës së institucioneve që duhet t’i marrin kopjet e librave dhe do të përfshihen ato institucione që në të kaluarën nuk kanë marrë kopje”.

Gjithashtu, ministri Ademi në fjalimin e tij ka theksuar se kjo është qeveri reformatore, dhe se Ministria e Kulturës mbetet e përkushtuar në realizimin dhe përmbushjen e të gjitha reformave të nevojshme, në pajtim me përcaktimet e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Kulturës në Republikën e Maqedonisë në periudhën 2018-2022 dhe Planin e Veprimit për implementimin e Strategjisë Kombëtare, të miratuara në Kuvendin e Maqedonisë në maj të këtij viti. Për këtë qëllim janë formuar 20 grupe pune nga ekspertë të jashtëm, ku për disa çështje thelbësore për reformat në kulturë një pjesë e tyre tanimë kanë përfunduar apo janë në përfundim e sipër.

press-minister-1

“Synimi dhe vizioni i yni është që Ministria e Kulturës t’u takojë qytetarëve, t’i përmbush pritjet dhe nevojat e tyre dhe t’u shërbejë institucioneve kulturore dhe punonjësve të kësaj fushe në vend. Në këtë drejtim, përpjekja jonë do të jetë, para së gjithash, në ndërtimin e shoqërisë interkulturore, në afirmimin e vlerave kulturore autoktone, në projektet kulturore pa asnjë përzgjedhje negative, në përkrahjen e aktiviteteve aktuale, si dhe për realizimin e aktiviteteve tjera që do të mbeten edhe pas largimit tonë nga kjo ministri – e që do të jetë dëshmi për qasjen tonë ‘kulturë e njëjtë për të gjithë’”, ka shtuar ministri Ademi me këtë rast.

Link:  https://youtu.be/T794WkW17MA


ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia