Në Veles nisin Takimet e 55-ta të Racinit

Në Teatrin “ Jordan Konstantinov Xhinot”, në Veles, sonte, në mënyrë solemne do të hapen Takimet e 55-ta të Racinit. Në hapjen e Manifestimit, do të mbahet një miting poetik ndërkombëtar, shfaqje e Korit Kamertal kishtar “Shën Pantelejmoni” dhe koncert i Vllatko Stefanovskit. Fjalë rasti për Racinin do të mbajë prof.d-r Kristina Nikollovska ...

Racionovi_sredbi_foto

Para hapjes zyrtare, pasdite,  në përkujtimoren, do të vendosen lule dhe para përmendores së Koço Racinit do të përkulen, ndërsa në Sheshin në Veles, do të promovohet pulla postare e Racinit, dhe do të ketë ekspozitë me prortrete të poetit, nga piktori Angell Petrov.

Manifestimi, i cili organizohet me përkrahje të Ministrisë të Kulturës, do të mbarojë nesër, ku do të përfshihen edhe disa ngjarje- konferenca ndërkombëtare me temën “Avancimi dhe statusi i Korpusit të gjuhës standarde maqedonase– Racini dhe gjuha maqedonase” në organizim të Këshillit të gjuhës maqedonase.

Sivjet, kremtohen tre përvjetorë – 110 vjetori i lindjes së Koço Racinit, 75 vjetori i vdekjes së tij tragjike dhe 55 vjetori i Manifestimit “ Takimet e Racinit”.

oglas

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia