Ministri Ademi e përshëndeti “Debatin për Evropë” dhe “Traduki”

Në sesionin e sotëm të ngjarjes treditore, e cila filloi dje në Shkup, “Debati për Evropë”, e organizuar nga Akademia e Gjuhës dhe Letërsisë e Republikës Federale të Gjermanisë, Fondacionit “S. Fisher” dhe Fondacionit për Kulturë “Alijans” , mysafirët i përshëndeti edhe ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë, z. Asaf Ademi ...

minister_msu_4

Nga ana e Maqedonisë, partner në këtë organizimin është Kontrapunkt – asociacioni për zhvillim dhe kritikë , për aktivitete socio-kulturore dhe praktikë për art modern, me mbështetje të “Traduki”-t. Ministri Ademi shprehi kënaqësi që Shkupi është nikoqir i këtij organizimi eminent, që gëzon autoritet në rrjetin evropian “Traduki”, që promovon Republikën e Maqedonisë si faktor aktiv i ndërtimit të mozaikut kulturor evropian.

 “Për ne është nder i madh që, pas debateve të suksesshme në Budapest, Bukuresht, Athinë, Berlin dhe qytete të tjera evropiane, Shkupi dhe Republika e Maqedonisë është nikoqir i kësaj ngjarjeje të rëndësishme, e cila është mundësi e mrekullueshme që të këmbejmë mendimet dhe përvojën tonë për ndikim në kulturë dhe art, si dhe kuptimin e kulturës së diversitetit. Qëllimi ynë është që, nëpërmjet këtyre aktiviteteve, të vendosim partneritete afatgjate, kjo si solidaritet në prezentimin e interesit të përbashkët”, u shpreh Ademi.

minister_msu_2

 Në mesin e të pranishmëve ishin prezentë edhe intelektualë të shquar nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe nga vendi, drejtuesja e fondacionit “S. Fisher” iniciator i rrjetit prestigjioz “Traduki”, Ante Kontius. Në takimin e drejtuesen, ministri Ademi i përmendi përfitimet e Republikës së Maqedonisë dhe shprehi gatishmëri për vëmendje të veçantë për proceset e filluara me “Traduki”, si dhe gatishmërinë që të mbetet pjesëmarrës aktiv në kontestin regjional dhe evropian.

oglas

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia